FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Donnarumma refuzon Juventusin, ‘Nëse largohet nga Milani nënshkruan me këtë klub’

Nëse Gianluigi Donnarumma zgjedh të largohet nga Milani atëherë 18-vjeçari nuk do të qëndrojë në Itali por do të provojë një aventurë të re në një tjetër kampionat evropian.

Në ditët e fundit ka pasur më shumë pasiguri rreth të ardhmes së 18-vjeçarit, që po përflitet sërish për një largim nga “San Siro”, shkruan “Football-Italia”.

Juventusi e dëshiro Donnarumman por agjenti i mirënjohur Mino Raiola i ka kthyer një përgjigje të prerë drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”: “Jo, faleminderit”, shkruan “Calciomercato.com”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Donnarumma do largohet nga Milani atëherë me shumë mundësi destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Paris Saint-Germain ose Atletico Madrid për të zëvendësuar Jan Oblak.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?