Drama e një heroi, Eboue: Rrobat i laj me dorë, mendova vetëvrasjen

Heronjtë e mëdhenj kanë menduar vetëvrasjen. Këtij momenti ku jeta është në fije të perit, nuk i ka shpëtuar as heroi i Arsenalit, Emmanuel Eboue. Në ditët e festave, ku nga yjet presim të dëgjojmë pikantet e 2017, ndonjë incident të bukur, ai shokon botën e futbollit me rrëfimin e tij dramatik.

Në një intervistë për tabloidin “Daily Mirror”, ai tregon më shumë për jetën e tij dhe vështirësitë e mëdha financiare me të cilat po përballet. E këtë situatë të rëndë, atij ja ka shkaktuar divorci nga bashkëshortja e tij. Kjo është një gjendje që u krijua në vitin 2011 kur Eboue u transferua te Gallatasaraji.

“Kam humbur gjithcka, nuk kam kurajon që të hap dyert e shtëpisë. Të gjitha paratë që fitoja te Gallatasaraji ia kaloja të gjitha bashkëshortes sime për t’u kujdesur për fëmijët për të mbajtur familjen të lumtur”, ka thënë ai. Më pas erdhi edhe divorci mes Eboue dhe Aurelie(Oreljw) dhe raporti mes tyre nuk mbeti aspak miqësor, me ish-futbollistin që prej 6 muajsh nuk takon as fëmijët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mund të shoh fëmijët e mi dhe në proces humba të gjitha paratë që më kishin mbetur.Tani nuk kam asgjë dhe nuk mund ta paguaj avokatin. Nuk mund t’i lejoj vetes të blej as një lavatriçe. Rrobat e mia i laj të gjitha me dorë. Duart i kam të ashpra sikur të kem punuar në fabrikë”, vijon rrëfimi shokues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por telashet e Eboue shtohen edhe më shumë nga vendimi i Gjykatës për t’i lënë ish bashkëshortes së tij edhe shtëpinë e tij që ka ne Enfield, një lagje e Londrës.

“Nuk dua t’ia jap këtë shtëpi asaj. Herë pas here fik dritat pasi nuk dua që njerëzit të kuptojnë se jam brenda. Kam frikë dhe në këtë moment do të pranoja çdo lloj ndihme. Nëse Arsenali do të bëjë një hap të tillë do të jem vërtet i lumtur. Kur shoh ish-shokët e mi të skuadrës që luajnë ende futboll jam i lumtur për ta, dhe ndjej turp për situatën time. E pranoj se në të kaluarën kam menduar vetëvrasjen”, thotë Eboue.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?