Dramë në Korçë, Skënderbeu fiton me zemër në dorë. Flamurtari fundos Tiranën

Një ndeshje e çuditshme dhe e dyshimtë në Korçë. 7 gola, 3 penallti dhe një përmbysje në minutën e 95-të, një çmenduri e vërtetë në stadiumin Skënderbeu.

Vllaznia kaloi e para në avantazh në minutën e 5-të me anë të Çinarit pas një gabimi të Shëhit në nisjen e topit. Skënderbeu barazoi rezultatin në minutën e 40 me një penallti të shndërruar në gol nga ana e Salihit, e shkaktuar nga Cicmil me faull ndaj Plakut. Në minutën e 54-t Vllaznia kaloi sërish në avantazh me një penallti të shkaktuar nga Shehi ndaj Gocajt dhe e shndërruar në gol nga Tafili.

Në minutën e 72-të një gabim i Selimajt i dha mundësinë Salihit për të barazuar sërish shifrat. Vetëm 3 minuta më vonë Bakaj i gjendur i vetëm në zonë përballë Shehit kaloi sërish Vllazninë në epërsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu barazoi sërish shifrat në minutën e parë të shtesës me anë të Muzakës. Ndërkohë në minutën e 4-t shtesë Cicmil prek topin me dorë në zonë dhe shkakton penallti duke u ndërshkuar dhe me karton të kuq. Latifi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe përmbys gjithçka duke bërë që në Korçë të shpërthejë festa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtij takimi, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 65 pikëve në vendin e 3-të duke iu afruar në vetëm një pikë kreut që mbahet nga Kukësi dhe Partizani. Nga ana tjetër, Vllaznia mbetet në kuotën e 38 pikëve në vendin e 5-të.

flamurtari-tirana
Në sfidën tjetër të orës 19:00, Flamurtari ka marrë një fitore me shumë vlera ndaj Tiranës e cila e sheh veten të renditet e 8-ta me 32 pikë, po aq sa Laçi që aktualisht bie nga kategoria.

Vlonjatët shënuan dy herë afër fundit me Shkodrën dhe Bushiç. Aktualisht vlonjatët renditen te 7 me 35 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?