FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtësia zvicerane ndalon UEFA-n dhe FIFA-n që të vendosin sanksione ndaj Juves, Barçës dhe Realit!

Drejtësia zvicerane ndalon UEFA-n dhe FIFA-n për të ndërmarrë sanksione për klubet që ende janë pjesë e projektit të Superligë Spanjolle. Sipas transmetuesit spanjoll Cadena SER, Ministria Zvicerane e Drejtësisë u ka dërguar një njoftim të dy organeve se ata nuk kanë kompetenca të vendosin sanksione kundër Barcelonës, Real Madrid dhe Juventus.

Më 25 maj, UEFA kishte filluar procedurat disiplinore kundër tre klubeve në fjalë. Një gjykatës nga Madridi po mbron interesat e tri klubeve ka paralajmëruar UEFA-n se do të merret një procedurë disiplinore ndaj saj.

Ndërkohë, një gjykim i detyrueshëm ishte kërkuar nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian për shkelje të pretenduara të rregullave të konkurrencës nga UEFA dhe FIFA, që e bëjnë çështjen edhe më të komplikuar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?