FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtori sportiv i Romës: Dzeko nuk është më kapiten, me Allegrin …

Trajneri i Romës Paulo Fonseca dhe sulmuesi boshnjak Edin Dzeko bënë paqen e shumëpritur ditën e djeshme, me futbollistin që kërkoi ndjesë dhe mori miratimin për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje.

Këtë fakt e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto, i cili në një intervistë të dhënë për mediat italiane deklaroi se mes palëve është vendosur paqja, teksa konfirmoi se lideri i ekipit mbetet Fonseca dhe se Dzeko nuk do të mbajë më shiritin e kapitenit në krah.

“Çështja mes Dzekos dhe Fonsecës u zgjidh ashtu si duhej, brenda familjes dhe tani të dy po punojnë për të mirën e ekipit. Fonseca është lideri ynë dhe do të jetë edhe në të ardhmen afatmesme. Sa i përket Dzekos, nuk do të jetë më kapiten i Romës, pasi disiplina është një element shumë i rëndësishëm për klubin tonë. Të gjithë në klub mbështesin Pellegrinin, që është shumë i lidhur me ngjyrat e skuadrës dhe përfaqëson më së miri atë, pasi është i ri, i fortë dhe me të ardhme. Së shpejti do të flasim edhe për rinovimin e kontratës me të”, u shpreh Pinto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas drejtori sportiv i verdhekuqve mohoi zërat se ka takuar Massimiliano Allegrin për t’i ofruar pankinën e Romës dhe komentoi edhe merkaton e kryer nga klubi kryeqytetas gjatë muajit janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e kam takuar asnjëherë Allegrin, pasi si unë, ashtu edhe Friedkin mbështesim fort Fonsecën, duke besuar në aftësitë e tij. Në merkato kemi marrë El Sharaëi-n dhe Reynolds dhe jam i kënaqur, por nuk bëmë mirë sa u përket largimeve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?