Drejtuesit e Juventusit përfundojnë nën hetim për shkak të provimit të Suarez

Saga për transferimin e Suarez te Juventusi vijon sërish, por sigurisht jo për transferimin e tij te klubi torinez. Gjithçka lidhet me hetimin për testimin e gjuhës që uruguaiani duhet të kalonte për të marrë shtetësinë italiane.

Guardia di Finanza përfundoi hetimet dhe zbuloi se teza e provimit ishte falsifikuar dhe i ishte dhënë më parë Suarezit nga drejtuesit e Universitetit të Peruxhias dhe në bashkëpunim me drejtuesit bardhezi ishin dakordësuar për t’i vendosur nota të shkëlqyera bomberit uruguaian.

Tani më drejtuesit e Juventusit janë vendosur në bankën e të akuzuarve, ku disa zyrarë rrezikonjnë të përballet me ndjekje penale. Pas këtij skandali ku përfshiu dhe Universitetin e Peruxhias dhe që u kushtoi vendin e punës disa prej krerëve të saj.

 

SHKARKO APP