Dron në ndeshjen Bilbao-Eibar, në shenjë proteste për “Euro 2020” (FOTO LAJM)
Athletic Bilbao është një nga klubet më të veçanta. Duhet të jesh bask që të veshësh fanellën e skuadrës së La Ligës, e cila është e mbushur me lojtarë vendas. Fituesit e Superkupës së Spanjës, e mbyllën në barazim 1-1 takimin sfidën e sotme kundër Eibar.
Të dy skuadrat ndanë nga një pikë, teksa një episod i veçantë ndodhi në mesin e pjesës së dytë. Në fushën e “San Mames”, një nga stadiumet e përzgjedhura për të pritur ndeshje të Euro 2021, zbarkoi një dron i tifozëve vendas.
“Bilbao është kundër Euro 2020“, lexohej në mesazhin e shfaqur me dron. Tifozët baskë janë kundër faktit që në stadiumin e tyre do të luhet një nga ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

