FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka kërkon Europianin: Me pak fat shkojmë sërisht

Megjithëse kombëtarja fitoi 3-2 me një lojë bindëse ndaj Turqisë, kreu i FSHF-së Armand Duka i ka “tërhequr veshin” kuqezinjve.

“Jam i kënaqur me rezultatin e ekipit dhe me përgatitjen që i bënë ndeshjes dhe atë çfarë dhanë në fushë. Në një ndeshje miqësore është i rëndësishëm eksperimenti teknik dhe nëse merr një fitore, është një kënaqësi më shumë. Duhet të nxjerrim mësime nga gjërat që bëmë keq, për t’i korrigjuar në të ardhmen. Edhe kjo ndeshje nuk ka pasur pak gabime, por shpresojmë të mos i përsërisim më. Nuk duhet të bëjmë gabime amatoreske”, tha kreu i FSHF-së për “Top Channel”.

Tashmë Kombëtarja e kthen vështrimin nga ndeshjet zyrtare, për një biletë europiane dhe Duka beson se ky grup ka mundësi reale për të na dhuruar një tjetër ëndërr.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Europiani 2020? Kam shumë besim te skuadra. Ka të gjitha mundësitë për të fituar çdo ndeshje, por s’mund të themi që jemi një skuadër e madhe, që mund të marrim 3 pikët në çdo takim. Me një short të mirë, i kemi të gjitha mundësitë për të arritur në Europianin e 2020-ës”, u shpreh Armand Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diçka edhe për trajnerin, duke qenë se është bast i tij dhe se deri tani po bind skeptikët me lojë, rezultat dhe paraqitje individuale të disa elementëve. Edhe pse Duka kërkon ende më shumë.

“Rruga është shumë e gjatë dhe ne kemi objektivat tona për 2020-ën, por nëse do të kualifikohemi, do të falënderojmë Panuçin dhe të tjerët. Kemi eksperienca pozitive, kur ekipi rri më shumë bashkë. Në shtator do të presim shortin”, përfundoi Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?