Duka reagon për ndarjen nga jeta të Kerçiç: Lajm i trishtë për futbollin shqiptar!

Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta në moshën 63- vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar “Shpresa” Milutin Kerçiç, i cili vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Presidenti i FSHF ka shprehur ngushëllimet për ish-lojtarin e Skënderbeut.

Reagimi i plotë

Kjo e diel nisi me një lajm të trishtë për futbollin shqiptar dhe për komunitetin sportdashës korçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milutin Kërçiç, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar Shpresa u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërçiç është një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar, ku luajti në vitet ’70-’80 dhe kontribuoi më pas me përvojën e tij të vyer për disa sezone si pjesë e stafit teknik.

Me talentin e tij ai rrëmbeu zemrat e tifozëve korçarë, duke mbetur një nga futbollistët më të dashur për këtë komunitet.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

I paharruar qoftë kujtimi i Milutin Kërçiç!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?