FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka: Skënderbeu po na përfaqëson denjësisht. Nuk kisha frikë nga trazirat!

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka tregoi pas ndeshjes së Skënderbeut ndaj Partizan Beogradit se nuk kishte frikë për ndonjë ngjarje të shëmtuara që mund të dëmtonin imazhin.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se Shqipëria ka dhënë prova që di të organizojë ndeshje me rrezik të lartë.

“Shqipëria ka dhënë prova se di të organizojë edhe ndeshje të një risku të lartë. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit e vërtetoi më së miri këtë. Nuk kisha ndonjë merak se mund të ndodhte ndonjë gjë, por kisha shumë dëshirë që Skënderbeu të fitonte. Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe ne të gjithë duhet ta komplimentojmë Skënderbeun që po na përfaqëson denjësisht në Europa League.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë shqiptarët janë tifozë të futbollit dhe përderisa Skënderbeu po na përfaqëson në ndeshjet europiane, pa dyshim që do ta mbështesin. Nuk ka dyshim që gjëja më e mirë që ka Shqipëria është futbolli.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?