FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka “thumbon” nga Andorra: Në Shqipëri lejojnë praninë e spektatorëve në mitingje politike!

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli para sfidës me Andorrën, teksa nuk i kurseu “thumbimet” ndaj qeverisë për praninë e tifozëve ndaj Anglisë.

“Ne akoma s’kemi asnjë përgjigje pozitive. Çdo vend ka rregullat e veta, në Shqipëri lejojnë praninë e spektatorëve në mitingje politike. Kemi pasur një shkresë zyrtare nga drejtoria e policisë të Tiranës, ku thuhej se Policia nuk do të jetë pjesë e organizimit të ndeshjes. Reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm dhe kanë thënë që ka qenë një keqkuptim. Jam i sigurt që Policia do ta ketë më seriozisht.

Kemi një stadium që plotëson të gjitha kriteret për të respektuar protokollet. Nëse do të kishim pak spektatorë, nuk ka asnjë risk. Risku është shumë herë më minimal se jeta e shqiptarëve, në mitingje, bare dhe restorante, ku nuk ka asnjë protokoll të respektuar. Të jesh ekstremist në një ndeshje që nuk vjen shpejt, mund ta kishim shfrytëzuar, edhe për t’i rikthyer jetën njerëzve në Shqipëri”, deklaroi Duka nga Andorra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?