Duka uron Vllazninë: Vazhdoni kështu, jeni burim frymëzimi për të gjithë vajzat!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale i ka bërë jehonë kualifikimit të Vllaznisë se femrave në raundit e dytë kualifikues të Championsit. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar i konsideron ekipin shkodran burim frymëzimi për të gjitha vajzat që duan të luajnë futboll.

Postimi i presidentit të FSHF-së

“Jashtëzakonisht i lumtur me fitoren e sotme të Vllaznisë në turin e parë kualifikues të UEFA Women’s Champions League ndaj kampiones së Turqisë, ALG Spor Kulubu! Ka qenë një ndeshje vërtetë emocionuese dhe e luftuar deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një arritje e shkëlqyer për vajzat kuqeblu, por edhe për futbollin e femrave. Le të shpresojmë që ky sukses të pasohet nga të tjera triumfe dhe Vllaznia të avancojë në fazën e grupeve të Champions League për femra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të ishte një sukses i merituar për këtë ekip, por që njëkohësisht tregon se futbolli i femrave në Shqipëri është rritur në aspektin cilësor vitet e fundit.

Urimet më të mira për drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe shpresoj që Vllaznia të vazhdojë të jetë një burim frymëzimi për të gjitha vajzat që duan të luajnë futboll! Jemi krenar për ju!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?