FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy javë vendimtare për Pirlon, Juventus nis të mendoj për rikthimin e Allegrit

Nga deklaratat e fundit të drejtuesve nuk duket të ketë probleme. Juventus dhe Andrea Pirlo kanë një projekt dhe sipas tij do të veprohet edhe në vazhdim. Por, një skenar i tillë, me të tilla raporte në këtë pikë të sezonit mes drejtuesve, është parë në ambientin bardhezi edhe dy pranverat e kaluara. Pirlo luan gjithçka në dy javët e ardhshme, në dy ndeshjet, derbi me Torinon dhe takimi i prapambetur kundër Napolit.

Edhe pse shpresat për t’u rifutur në garën për titull janë të vakëta, këto dy sfida do të jenë përcaktuese për të ardhmen e ish-mesfushorit të kombëtares italiane në krye të Juventus, në të kundërt Zonja e Vjetër do të nisë menjëherë për t’u rikthyer në fillim të verës së vitit 2019, që do të thotë, të bind Masimiliano Allegrin për t’u rikthyer.

Atëherë palët i ndau vizioni për merkaton. 2 vite më vonë, si Allegri ashtu dhe krerët e Juventus, janë të së njëjtës ide për ristrukturim të skuadrës, por kthimi i teknikut livorian në Torino mbetet një pikëpyetje. Vështirësitë më të mëdha do të jenë ato të shitjes së futbollistëve. Ronaldo me pagën e tij shumë më të lartë se pjesa tjetër e skuadrës mbetet problem sikurse dhe e ardhmja e Dybala-s, rinovimi i të cili ka qenë shpesh temë diskutimi, sidomos pas këtij sezoni, ku pjesën më të madhe ka qëndruar në tribunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milik, Locatelli dhe Gosens janë tre emra të cilët bardhezinjtë po i mendojnë si përforcime. Përveç Cheisa, Kulusevksi, De Ligt, Arthur apo dhe McKennie askush tjetër, nuk e ka vendin të sigurt te Juventus për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?