Dy yjet shqetësojnë PSG në prag të sfidës në Champions
Paris Saint-Germain ka bërë publik raportin e zakonshëm mjekësor në prag të përballjes ndaj Nantes, duke dhënë detaje mbi gjendjen e disa prej lojtarëve të skuadrës.
Vëmendja kryesore është përqendruar te Vitinha. Mesfushori portugez vuan nga një inflamacion në thembrën e djathtë, dëmtim i pësuar pas një goditjeje gjatë ndeshjes së fundit kundër Lyon.
Stafi mjekësor ka vendosur që lojtari të ndjekë një periudhë pushimi të kombinuar me trajtime specifike, ndërsa gjendja e tij do të rivlerësohet në fund të javës për të përcaktuar kohën e rikuperimit.
Situata mbetet në zhvillim edhe për Nuno Mendes. Mbrojtësi i majtë vijon procesin e rikuperimit, por pa një afat të qartë për rikthimin në fushë.
KOHA JONË SONDAZH

