Dybala flet pas eliminimit të Italisë: Sa turp që shumë…

Paulo Dybala mendon se mungesa e Italisë në Botërorin Rusia 2018 duhet të jetë një pikë kthese për italianët që ta rishikojnë stilin e lojës së tyre.

“Për atë që përfaqëson ekipi kombëtar i Italisë, mospjesëmarrja në Kupën e Botës është e çuditshme, por mendoj se kjo do t’i ndihmojë Italisë ta ndryshojë mënyrën se si luan futboll, sepse nuk është duke iu ecur siç duan tash e një kohë”, tha Dybala.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se i vjen keq se bashkëlojtarët e tij te Juventus që janë në kombëtaren italiane nuk do të mundë të jenë në Rusia 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa turp sepse kam shumë kolegë që e kanë të njëjtën ëndërr si unë, por nuk do të jenë në Botëror”, ka shtuar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?