Dybala sfidon Messin, zbulohen formacionet e super ndeshjes Juventus-Barcelona

Juventus dhe Barcelona do të zbresin pas pak minutash për super ndeshjen e dueleve të dyta në grupe. Nuk do të kemi një duel mes Messit dhe Ronaldos, por vendin e portugezit do ta zërë Dybala, i karikuar për të sfiduar bashkëkombësin e tij.

Pirlo ka ndryshuar skemën, duke i besuar 4-4-2. Në fushë nga minuta e parë do të jetë edhe Bonucci, i cili ishte në dyshim deri në minutën e fundit. Në mesfushë do të luajnë Rabiot dhe Bentancur, ndërkohë që Chiesa dhe Kulusevski me shpejtësinë dhe teknikën e tyre do të mbështesin dyshen sulmuese Dybala-Morata.

Koeman ka rezervuar jo pak surpriza në formacionin titullar ndaj bardhezinjve. Në fushë nga minuta e parë nuk do të jetë Ansu Fati, por Griezmann. Në krahun tjetër vendin e Coutinhos së dëmtuar, do ta marrë Ousmane Dembele, ndërkohë që Pedri kompleton repartin e avancuar. Në mesfushë risia është Pjanic, ndërkohë që Araju merr një fanellë titullari në prapavijë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?