Rama në Itali: Integrimi gradual është mënyra për të na futur brenda BE-së!

Kryeministri Edi Rama sot mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Cernobbios në Itali, ku ishte pjesë e panelit “Agjenda për Europën”, me fokus te roli i Mesdheut dhe sfidat e reja për Europën e Ballkanin Perëndimor.

Rama u ndal te procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, duke kërkuar një qasje të re ndaj vendeve kandidate dhe duke mbështetur integrimin gradual përpara anëtarësimit të plotë.

“Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në Bashkimin Europian”, deklaroi Rama, duke argumentuar se vendet e Ballkanit duhet të përfshihen fillimisht në tregun e përbashkët, hapësirën universitare, shkencë dhe politika të tjera europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri kritikoi gjithashtu ritmin e investimeve europiane në rajon, ndërsa theksoi nevojën për një Europë më të bashkuar përballë sfidave të sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama paralajmëroi edhe për rrezikun e ndikimit të ekstremizmit dhe dezinformimit te brezi i ri, duke thënë se kërcënimet ndaj demokracisë nuk vijnë vetëm përmes armëve, por edhe përmes ndikimit mbi mendjet e të rinjve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?