FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E ardhmja e De Biazit, brenda qershorit

Pak ditë pas dorëheqjes së xhani de Biazit si trajner i kombëtares shqiptare, mediat italine zbulojnë prapaskenat e këtij vendimi por edhe detaje për të ardhmen e tij. 61-vjecari deklaroi se e kishte marrë vendimin për t’u larguar nga drejtimi i kuqezinjve menjëherë pas miqësoren se humbur me Luksemburgun, duke shigjetuar madje lojtarët për të cilët theksoi se ishin tejngopur vetëm me faktin se kanë marrë pjesë në finalet e Europianit. De Biasi shtoi gjithashtu se ndjen keqardhje për mënyrën se si reagoi kombëtareja kuqezi pas Europianit, duke humbur shumë nga grinta e saj.

Nëse ditën e konferencës për shtyp ku u shfaq pëkrah presidentit Armand Duka,  italiani deklaroi se nuk ka asnjë ofertë, ndërkohë që mediat italiane zbulojnë të kundërtën. Ose më saktë klubet e interesuara për të pas zyrtarizimit të divorcit me Shqipërinë nuk kanë munguar.

Një ofertë i ka ardhur nga Spanja, e një tjetër nga ekipi kinez Tianjin Teda. Po nuk janë të vetmet. De Biazi ka kërkuar pak kohë për të vendosur, megithatë brenda muajit qershor e ardhmja e tij do të jetë zgjidhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka disa kushte para se të pranojë të firmosë. Kërkon të ketë dorë të lirë në vendimarrje, sepse dëshiron të përzgjedhë lojtarët e duhur mbi të gjitha në aspektin human e më pas në ato teknike. Këtë liri veprimi e ka patur edhe gjatë qëndrimit në Shqipëri. Një armë më shumë për ta shfrytëzuar si argument në bisedimet me klubet që e kërkojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?