FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bleu 22 milionë euro, por Ajax harron ta përfshijë sulmuesin në listën e UEFA-s

Ajax ka lënë gabimisht jashtë listës së skuadrës së Europa League blerjen më të shtrenjtë të klubit, Sebastian Haller, dhe tani po i lutet UEFA-s që t’i japë mundësinë që të rregullojë këtë pakujdesi qesharake. Klubi holandez e bleu Hallerin për 22 milionë euro nga West Ham, në merkaton e dimrit, por nuk mund ta përdorë për ndeshjen ndaj Lille.

“Nuk është në listë dhe po mundohemi të kuptojmë se ku u gabua. Kemi kontaktuar Federatën Holandeze të Futbollit dhe UEFA-n”, tha zëdhënësi i Ajax, Miel Brinkhuis.

Për ta bërë më të rëndë gabimin, Ajax përfshiu në listën e Europa League blerjen e ditës së fundit të merkatos, Oussama Idrissi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?