FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E BUJSHME/ Klube nga Premier League dhe Bundesliga kërkojnë Uzunin

Myrto Uzuni është në formë fantastike këtë sezon te Ferencvaros, ku u transferua në verë për 1.8 milionë euro nga Lokomotiv Zagreb. Sulmuesi i kombëtares ka arritur të shënojë 11 gola në të gjitha kompeticionet.

Forma e mirë e treguar në këtë sezon mund ta largojë atë nga Hungaria që në verën e ardhshme. Këtë lajm e zbulon menaxheri i tij, Franci Bode, i cili në një prononcim për Insporti në Kosovë zbulon se për Uzunin e kanë kontaktuar klube nga Premier League dhe Bundesliga.

“Klube nga Premier League dhe Bundesliga më kanë kontaktuar, duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur oferta edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që po zhvillohet. Uzuni është i fokusuar vetëm te klubi i Ferencvaros”, tregon Bode.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?