E BUJSHME/ Lazio rrezikon përjashtimin nga Seria A, shkak bëhet Strakosha dhe dy lojtarë të tjerë
Lazio rrezikon përjashtimin nga Seria A. UEFA i ka ndaluar klubit lacial që të grumbullojë për ndeshjen e sotme në Champions League, 3 lojtarë, Thomas Strakosha, Ciro Immobile dhe Lucas Leiva.
Në testet e kryera javën e kaluar, UEFA zbuloi se këta 3 futbollistë ishin pozitiv ndaj Koronavirusit dhe nuk mund të luanin në Champions. Megjithatë pas tamponëve të kryer në Itali për ndeshjen me Torinon, Lazio njoftoi se 3 futbollistë ishin negativ dhe i grumbulloi për ndeshjen e kampionatit, madje Imobile dhe Leiva u aktivizuan në ndeshje, ndërsa Strakosha ishte në stol.
Për këtë, Federata italiane duke parë UEFA-n që i ndaloi përsëri 3 lojtarët të luajnë në Champions, ka nisur një hetim për Lazion, për 3 lojtarët që u grumbulluan në fundjavë.
Në rast se rezulton që Lazio ka bërë ndonjë parregullsi për t’i pasur gati, atëherë dënimi për ta do jetë i madh. Sipas protokollit të caktuar dhe atyre që kanë firmosur klubet, skuadra italiane rrezikon nga zbritja e pikëve, te gjoba e majme dhe deri te përjashtimi nga kampionati.
KOHA JONË SONDAZH

