FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E gjithë skuadra e San Marinos vlen sa … Cikalleshi

Në vendin e fundit të renditjes së FIFA-s, me vetëm një fitore në historinë e tyre, San Marino është edhe përfaqësuesja me vlerën më të ulët të paktën Europë. Shteti i vogël, që sot do të ketë përballë një tjetër Republikë, ka një diferencë jashtëzakonisht të madhe kur krahasohet edhe me Shqipërinë.

835 mijë euro, kaq është vlera e përgjithshme e futbollistëve të San Marinos sot, një shifër që është pak a shumë e ngjashme me atë të kartonit të sulmuesit kuqezi Sokol Cikalleshi.

Shqipëria në krahun tjetër, jo vetëm që renditet shumë më lartë se kundërshtarët, në vendin e 40 të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s, por lë pas edhe përfaqësuese si Greqia, Irlanda e Veriut, Rumania apo Japonia, ndërsa kushton plot 107,1 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marash Kumbulla, futbollisti i Romës, është lojtari më i shtrenjtë i përfaqësues tonë, të cilin “transfermarket” e vlerëson me shumën 27 milionë euro. Pas tij vijnë, Berat Gjimshiti me 22 milionë, portieri Tomas Strakosha me 18 milionë, e më tej mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj me 14 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?