E KRYER/ Bremer është lojtari më i ri i Juventusit, Torino pranon ofertën

Bremer është thuajse zyrtarisht futbollisti më i ri i Juventusit. Ashtu siç ju njoftuam dhe pak orë më parë, skuadra bardhezi është në avantazh të dukshëm për mbrojtësin brazilian, ndërkohë që tashmë kanë ardhur dhe konfirmimet.

Bardhezinjtë kanë ofruar 40 milionë euro plus 7 bonus, të cilat janë pranuar menjëherë nga Torino. Juventus tashmë duhet të zgjidhë dhe detajet e fundit me futbollistin, për të cilin është gati një kontratë për 5 sezone me 4 milionë euro, ndërkohë që mund të ketë dhe një bonus prej 5 milionë eurosh për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?