“Edhe një centimetër është jashtë loje”, IFAB reagon për përdorimin e VAR

Pas hapjes mbi një tolerancë të mundshme të Var në rast të pozicionit jashtë loje për pak centimetra, vjen prapaktheu i menjëhershëm nga ana e sekretarit të përgjithshëm të IFAB.

“Pozicioni jashtë loje është pozicion jashtë loje edhe nëse është vetëm një centimetër. Nëse imazhet me linjat e kalibruara perpendikulare tregojnë se ka një pozicion jashtë loje, asistenti video duhet të vazhdojë ta sinjalizojë – ka saktësuar Lukas Brud në një intervistë për “sportschau.de”.

“Nuk do të ketë asnjë limit tolerance e asnjë marzh gabimi të aplikuar tek pozicioni jashtë loje. Asistenti i videos duhet të kuptojë menjëherë nëse është pozicion jashtë loje apo jo”.

Në ditën e kaluara IFAB dukej se donte ta modifikonte rregullin e pozicionit jashtë loje, duke përfshirë një koncept tolerance për të fshirë sinjalizimet milimetrike të Var. Më 29 shkurt, në Irlandën e Veriut, do të ketë një mbledhje të anëtarëve të IFAB e me shumë mundësi do të mësohet më shumë mbi përdorimin e Var.

SHKARKO APP