FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edy Reja: Shkojmë në Angli për të marrë maksimumin nga ndeshja

Më 12 nëntor Shqipëria do përballet në Uembli kundër Anglisë, që është edhe kundërshtari më i fortë në grupin kualifikues të Botërorit. Pavarësisht këtij fakti, por edhe tabelës së renditjes që është penalizuese, italiani thotë se beson ende te ëndrra e Botërorit.

Do të shkojmë në Angli për të marrë maksimumin dhe rezultat sepse e kemi këtë synim që të bëjmë ndeshje sa më të mira. Humbja në shtëpi ndaj Polonisë e kompromentoi pjesën e ‘Play-Off’-it por matematika na e lejon, pavarësisht se luajmë ndaj Anglisë do të shkojmë të luajmë dhe të paraqitemi sa më mirë”,- deklaroi Reja.

Ndër të tjera Reja shpjegoi se Manajn e ka lënë jashtë grumbullimit për shkak të formës jo të mirë dhe se Balliu është i dëmtuar, ndërsa tha se kombëtarja në këtë fushatë eliminatore është rritur shumë. Pas Anglisë në program është Andora, por në çdo rast sipas italianit do të përzgjedhë lojtarët më të mirë për të zbritur në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi besim tek të rinjtë dhe për këtë arsye kam afruar shumë në ekipin e parë, por nuk do bëj eskperimente në dy ndeshjet e fundit. E di që objektivi ynë është kualifikimi në Europianin e 2024, por do ishte një arritje e madhe nëse e mbyllim grupin me 18 pikë,”-u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grumbullimi i kombëtares ka nisur në Durrës këtë të hënë, ndërsa kuqezinjtë renditen të tretët në grupin I me 15 pikë, 2 më pak se Polonia e vendit të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?