Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për herë të dytë radhazi, finalen e vendos Ndreca

Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë, për herë të dytë radhazi. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht 1-0 në finalen ndaj Kukësit.

Duelin e vendosi një gol i shënuar nga Edison Ndreca në minutën e 38-të në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, verilindorët iu afruan disa herë barazimit, por nuk ia dolën dot të shënojnë.

Në minutën e 79-të, Egnatia shpërdoroi edhe një penallti, me portierin Tafas, që priti gjuajtjen e Fernando-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?