Egnatia fiton me “poker” dhe zhyt Tiranën në vendin e parafundit
Egnatia zhyt në krizë të thellë Tiranën, duke i shkaktuar një humbje 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligë.
Disfatë e hidhur për kryeqytetasit, që rrezikojnë gjithnjë dhe më shumë rënien. Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, rrogozhinasit shpërthyen në të dytën, duke shënuar katër herë.
Ukja zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të, ndërsa 4 minuta më vonë Lushkja realizoi të dytin. Goli i tretë u shënua nga Bakayoko në minutën e 80-të, para se Ndreca të vuloste gjithçka në 4-0.
Me këtë sukses, Egnatia merr përkohësisht vendin e parë me 36 pikë, ndërsa Tirana renditet e parafundit me 18 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

