Egnatia fiton ndaj Laçit, mban kreun pas javës së 14-t
Egnatia fitoi në transfertë ndaj Laçit 2-0, me dy gola që u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Edison Ndreca i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 48, ndërsa në minutën e 79, Isgandarli vendosi në kasafortë suksesin.
Pas kësaj fitoreje, rrogozhinasit rikthehen në krye të renditjes, me 30 pikë, ndërsa Laçi është në vendin e tetë, me 16 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Skënderbeu shpërdoroi një avantazh të dyfishtë ndaj Kukësit. Në ndeshjen e luajtur në “Arena e Demave”, korçarët shënuan dy gola në pjesën e parë me anë të Ahanonu dhe Likës.
Megjithatë në pjesën e dytë verilindorët e trajnerit Stavri Nica reaguan dhe gjetën barazimin me anë të Zogos dhe Matheus Motta.


KOHA JONË SONDAZH

