Egnatia fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë, mund pas 120 minutash Tiranën (VIDEO)

Egnatia shkruan historinë dhe rrëmben trofeun e parë të Kupës së Shqipërisë në historinë e saj. Skuadra rrogozhinase fitoi 1-0 finalen ndaj Tiranës të luajtur në “Elbasan Arena”, e cila do të vendosej pas 120 minutash lojë.

Elvi Berisha la Tiranën me 10 futbollistë që nga minuta e 25-të, duke u ndëshkuar me karton të kuq, pas një faulli të rëndë në mesfushë. Egnatia dhe pse në avantazh numerik në fushën e lojës nuk ishte aspak superiore, madje më shumë shtoi presionin në minutat e fundit të kohës së rregullt, ku dhe gjeti golin, por që do të anulohej për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 114-t, Egnatia fitoi një penallti. Nga pika e bardhë Jackson do të ndalej nga Ilion Lika, por më pas në kthimin e topit e dërgoi në rrjetë. /R.Lika-Koha Jonë/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

SHKARKO APP