Ndeshja e futbollit mes Tiranës dhe Besiktas krijon përplasje të dhunshme, UEFA kërcënon ekipet

Ndeshja mes Tiranës dhe ekipit turk Besiktas ka qenë e tensionuar sonte në stadiumin “Air Albania”.

Tifozët turq pasi kanë hedhur fishekzjarre në fushë janë përleshur më pas me tifozët e Tiranës, duke krijuar një situatë të paprecedentë në këtë stadium.

Ndërkohë UEFA ka kërkuar mbledhje urgjente. Në fushë kanë hyrë dhe forcat speciale të policisë.

Me pas UEFA ka marrë vendimin që ndeshja të vijojë por nëse do të kishte sërish incidente do të ndërpritej përfundimisht ndeshja ndërkombëtare.

Ndeshja u mbyll 2-0 për ekipin turk dhe Tirana skualifikohet për më tej.

SHKARKO APP