Ekuban karikon Partizanin nga Italia: Fitoni titullin për mua dhe për popullin e kuq

Tifozët e Partizanit e mbajnë mend mirë Caleb Ekuban, një ndër të huajt më të fortë që ka zbarkuar në Superiore. 30-vjeçari aktualisht është pjesë e Genoas në Serie A. Me ekipin më të vjetër italian ka shënuar deri tani 4 gola në kampionat.

Në videon e postuar në faqen e “Ultras Guerrils”, grupimi i mirënjohur ultras që mbështet skuadrën e kuqe, Ekuban deklaron:

“Përshëndetje, o çuna. Jam Ekuban. Mendoj se disa prej jush më mbani ende mend. Kam qenë pjesë e klubit tuaj vite më parë. Kam dëgjuar dhe kam parë që jeni në gjysmëfinale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një gjë që nuk arrita t’ia sillja klubit ishte fitimi i një trofeu. Shpresoj ta realizoni këtë mision. Bëjeni për mua që nuk ia dola. Bëjeni për tifozët e pabesueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forca Guerrils. Dhe për një popull që është i kuqi i partizanëve. Hajde çuna“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?