Eliminatoret e Botërorit, Reja shpall listën për 3 ndeshjet e radhës

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edi Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë do të përballen në transfertë me Andorrën më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në stadiumin “Air Albania”. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars, ndaj San Marinos, sërish në transfertë.

Ajo që vihet re në listën e lojtarëve të ftuar është grumbullimi për herë të parë i mesfushorit të Empolit, Nedim Bajrami. Gjithashtu, Reja rikthen në Kombëtare, mbrojtësin Arlind Ajeti, pas një mungese të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?