FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emanuela Rusta vendos drejtësi në çerekfinalen e UEFA Women’s Europa Cup, Nordsjælland-Eintracht Frankfurt

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta do të drejtojë një tjetër ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, pasi është përzgjedhur nga UEFA për sfidën çerekfinale të Women’s Europa Cup, Nordsjælland-Eintracht Frankfurt, që luhet këtë të mërkurë, në “Right to Dream Park”, në orën 18:00.

Në këtë takim, Rusta do të ndihmohet nga asistentet Mirjeta Salla dhe Sandra Nigulis, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Florian Lata. Emërimi i saj në një fazë kaq të avancuar të kompeticionit vjen si rezultat i paraqitjeve pozitive në arenën ndërkombëtare.

Arbitrja shqiptare vijon të jetë pjesë e listës elitare të gjyqtarëve të UEFA, duke përfaqësuar me sukses arbitrimin shqiptar në ndeshje me nivel të lartë konkurrimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?