Emocionuese/ Suarez braktis mes lotësh ekipin e Barcelonës (VIDEO)

Luis Suarez ditën e sotme i ka dhënë lamtumirën Barcelonës dhe ish-shokëve të tij. Ai zhvilloi seancën e fundit stërvitore, para se të largohej.

Mediat spanjolle kanë kapur momentin kur ai la qendrën stërvitore “Ciutad Deportiva” me makinën e tij, teksa dukej qartë se ishte i prekur.

Futbollisti uruguaian është parë duke fshirë lotët pasi u detyrua që të largohej nga trajneri Koeman që nuk e kishte në planin e tij. Sulmuesi shumë shpejt do të nisë stërvitjen me Atletico Madrid, teksa në orët në vijim do të bëhet edhe zyrtarizimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?