FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emocionuese/ Tërhiqet nga futbolli për të ndihmuar të dashurin me kancer, ai e surprizon (VIDEO)

Një episod emocionues vjen nga Australia, atje ku futbollistja Rahli Donson ka luajtur ndeshjen e fundit me ekipin e saj Melburne City, duke shënuar në minutën e 90-të. Ajo ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli i luajtur për të mbështetur të dashurin Matt Stonham, i cili ka turmo në kokë.

Ky i fundit ndërkohë e ka surprizuar në fundin e ndeshjes, pasi shkoi për ta përqafuar pas golit. Matt më pas është ulur në gjunjë duke i propozuar për martesë, që është pranuar menjëherë mes lotësh nga Rahli.

“Nuk e tregova vendimin deri në fund, pasi nuk doja që shoqet të ishin nën presion. Gjithçka shkoi mirë. Propozimi nga Matt? Të gjithë e dinë dramën e tij, ka qenë gjithmonë pranë, gjithçka ishte perfekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte ai që më dha forcë pas një ndërhyrje, vendosa që ta mbyll me futbollin dhe të mos mendoj për asjë tjetër. Tani nis një periudhë e vëështirë, por jemi pozitiv në maksimum. Do ja dalim”, deklaroi futbollistja. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?