FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Enrique: Ja si do shpallemi kampion në La Liga

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka motivuar lojtarët e tij për ndeshjen e fundjavës kundër Villarrealit në “Camp Nou”.

Në një deklaratë për mediat, spanjolli nënvizoi se skuadra e Villarrealit është një ndër kundërshtarët më të fortë në La Liga, shkruan “Mundo Deportivo”.

Enrique kërkon nga lojtarët e Barcelonës të mos përqendrohen te rivalët e Realit por te kundërshtari i radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Villarreali është një ndër kundërshtarët më të vështirë në kampionat. Ata janë një ekip i shkëlqyer pasi kanë një fortësi të admiruar mbrojtëse dhe aftësi për të krijuar rrezik përmes futbollistëve që dalin shpejt. Ne duhet të zhvillojmë çdo ndeshje si finale dhe në fund duhet të shohim renditjen se çfarë do të bëjnë rivalët e Real Madridit”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Barcelona dhe Real Madrid renditen të parët me pikë të barabarta por “Los Blancos” ka zhvilluar një ndeshje më pak se katalanasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?