Eriksen drejt Juventusit në janar, “Zonja” mund të sakrifikojë Rabiot
Adrien Rabiot po has vështirësi për të gjetur hapësira te skuadra e Juventusit. Francezi në këtë fillim sezoni ka luajtur vetëm 206 minuta në total pas afrimit si transferim i lirë nga skuadra e PSG.
Mediat franceze kane hedhur një hipotezë të re, teksa sipas Le10Sport, 24-vjeçari mund të përdoret si shkëmbim me Christian Eriksen të Tottenhamit. Mesfushori danez ka refuzuar rinovimin me “Spursat”, ndaj dhe mund të largohet që në janar te Real Madrid, që mund të bëjë një sforco ekonomike.
Juventus ndërkohë duhet të vendosi me qetësi nëse do të provojë që në janar, apo verën e ardhshme, ku mund të largohet me kosto zero. /R.Lika-Koha Jone/