Eriksen rikthehet në grumbullim me Danimarkën pas 9 muajsh kur luftoi me jetën

Christian Eriksen është rikthyer në skuadrën e kombëtares së Danimarkës, pas një mungese që prej 12 qershorit të vitit të kaluar, ku rrezikoi të humbiste jetën pas atakut që pësoi në zemër në ndeshjen e Euro 2020 kundër Finlandës.

Danimarka, e cila u kualifikua për në Katar 2022, do të përballet me Holandën më 26 mars dhe me Serbinë më 29 mars.

Danezi qëndroi për disa muaj jashtë fushës së blertë ndërsa iu desh që të largohej nga Interi, për shkak të problemit që pati, duke u rikthyer në Premier League, ku u bashkua me skuadrën e Brentford.

SHKARKO APP