Eriksen thumbon Interin: I lumtur kthehem këtu, luaj rregullisht!
Christian Eriksen kaloi ditë të lumtura me Danimarkën, në kualifikueset e tetorit. Më pak të lumtur, megjithatë, e shohim tek Interi, ku ka ngrohur jo pak stolin dhe ende nuk gëzon besimin e trajnerit Conte.
“Jam i lumtur që kthehem çdo herë, sepse këtu luaj rregullisht. Shumë gjëra kanë ndryshuar, nuk po luaj aq shumë tek Interi sa te Tottenham. Sidoqoftë, jam gjithmonë i ngazëllyer kur vij në ekipin kombëtar, pa marrë parasysh në cilin klub luaj”, deklaroi Eriksen nga grumbullimi në kombëtare.
Eriksen e filloi sezonin nga minuta e parë vetëm në ndeshjen e parë kundër Fiorentinës, para se të zëvendësohej. Ai gjithmonë e ka nisur nga stoli pas rifillimit prej pandemisë, duke mos qenë në qendër të projektit të Contes