Ernest Muçi, blerja e dytë më shtrenjtë në merkaton e janarit në Poloni

Ernest Muçi është një nga blerjet më të shtrenjta gjatë merkatos dimërore 2021 në Poloni. Sulmuesi 19-vjeçar u transferua nga Tirana tek Legia e Varshavës për një shifër prej 500.000 eurosh dhe ndërkohë në Poloni nuk kanë humbur kohë për të bërë bilancet e blerjeve më të shtrenjta të Superligës në Poloni.

Ish-sulmuesi i Tiranës renditet i dyti në këtë klasifikim, ku para tij ndodhet Jesper Karlstrom i cili kaloi nga ekipi suedez Djurgarden tek Lech Poznan për një shifër prej 800.000 eurosh. Një tregues i rëndësishëm për vlerat e Muçit, i cili duhet të përshtatet sa më shpejt me ekipin e ri për të treguar vlerat e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?