FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Etrit Berisha në superformë: Dortmundi? Jam i lumtur sepse sfidojmë një ekip të madh!

Etrit Berisha vazhdon të jetë në superformë, madje sot ai ka qenë një ndër më të mirët e Atalantës në fitoren 2-1 ndaj Xhenoas. Portieri shqiptar kreu një pritje të shkëlqyer përballë Pandev dhe në disa raste shpëtoi portën nga gola të sigurt. Në një intervistë për mediat shqiptare portieri shqiptar u shpreh i lumtur për fitoren.

“Jam i lumtur sepse pritjet e mia ishin të rëndësishme. Qëndrova pa lëvizur deri në fund përballë Pandev dhe jam i lumtur se si shkuan gjërat”, tha pas ndeshjes Berisha.
I pyetur për sfidën e rëndësishme që Atalanta do të luajë në shkurt në Ligën e Europës ndaj Borusias së Dortmundit, Berisha duket i kënaqur dhe jo i shqetësuar se do të përballet me një nga gjigandët e futbollit europian.

“Kemi luajtur edhe më parë kundër tyre, por nuk është e njëtja gjë se ishte miqësore. Jemi të lutmur sepse sfidojmë ekipe të mëdha, por deri atëherë ka ende shumë kohë”, tregoi portieri shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?