F1, Bottas fiton në Austri; Vettel dhe Ricciardo në podium

Valtteri Bottas ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë, një garë që e dominoi nga fillimi në fund, edhe pse në dy xhirot e fundit Sebastian Vettel e rriti shumë presionin ndaj pilotit finlandez të Mercedesit.

Në vend të tretë e përfundoi garën Daniel Ricciardo me Red Bull. Edhe australiani arriti të mbrohej nga sulmi i Lewis Hamilton në xhirot e fundit, duke u ngjitur në podium edhe një herë tjetër gjatë këtij sezoni.

Me vendin e dytë në Austri, Sebastian Vettel (Ferrari) rrit diferencën me Lewis Hamilton (Mercedes) në renditjen e përgjithshme të pilotëve. Gjermani tashmë ka 20 pikë avantazh ndaj britanikut

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?