Felipe Melo ngatërron futbollin me “Wrestling”, shikoni çfarë i bën Luis Suarez (VIDEO)
Felipe Melo njihet për temperamentin e tij shpërthyes dhe luftarak dhe jo më kot nuk arriti të qëndronte gjatë te Juventus apo Inter. Episodi i radhës për të vjen nga ndeshja mes Fluminense dhe Gremio.
Melo u nervozua në fund të pjesës së parë, kur miqtë gjetën rrjetën për të shënuar 2-1. Në fakt, vendasit kishin një epërsi prej një goli, por u gjendën në disavantazh në pak minuta. Fillimisht “Pistolero” dhe më pas Galdino kaluan në epërsi Gremion.
Shënuesi i golit të dytë festoi në një mënyrë që nervozoi Felipe Melo. I njohuri i vjetër i futbollit italian mbërriti pranë Galdinos dhe i kërkoi me vendosmëri të ndalonte.
Luis Suarez mbërriti në këtë trazirë të vogël. Kapiteni i Gremios tentoi ta largonte fizikisht Felipe Melo, por gjërat morën një rrjedhë të keqe. Braziliani kapi kokën e ish-qendërsulmuesit të Liverpool-it në qafë duke e mbërthyer si në sportin e “wrestling”.
Felipe Melo é CHATO pra caralho
Que jogador insuportável pic.twitter.com/kyUZ9m4G3R
— out of context brasileirão (@oocbrsao) December 7, 2023
KOHA JONË SONDAZH

