“Final Four”/ Nesër në “Air Albania” luhet gjysmëfinalja e parë Partizani-Skënderbeu

“Final Four” në kampionatin “Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin ditën e nesërme me takimin e parë gjysmëfinal Partizani-Skënderbeu. Një ndeshje e rëndësisë maksimale pasi nesër në mbrëmje do të përcaktohet edhe ekipi i parë që do të shkojë në finalen e madhe të “Final Four”.

Në stadiumin “Air Albania” pritet një ndeshje e luftuar, teksa Partizani si vendi i dytë pas përfundimit të kampionatit të rregullt vjen me një avantazh shumë të rëndësishëm, pasi mund të sigurojë finalen edhe falë barazimit.

Ndërsa Skënderbeut i duhet me patjetër fitorja. Gjysmëfinalja e parë e “Final Four” Partizani – Skënderbeu, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?