Finalja e madhe Juventus-Real Madrid

Juventus – Real Madrid do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2016/17.

Reali në gjysmëfinale eliminoi Atleticon me rezultat të përgjithshëm 4-2, edhe pse në ndeshjen e sotme u mposht 2-1.

Atletico e nisi shumë mirë, ku shënoi dy gola të shpejtë në fillim të ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Saul Niguez në minutën e 12′ dhe Antonie Griezmann nga penalltia në minutën e 16′ i dhanë shpresë skuadrës së tyre për ndonjë përmbysje të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëpo shpresat i shoi Isco, ku shfrytëzoi një kalim spektakolar të Benzema duke shënuar në portën e Oblack.

Finalja e madhe e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në Cardif me 3 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?