FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Finlanda fiton sfidën që zgjati më shumë se 3 orë ndaj Danimarkës (VIDEO)

Finlanda ka arritur që të marrë një fitore 1-0 në sfidën që zgjati 3 orë e gjysmë ndaj Danimarkës. Në fundin e pjesës së parë, Christian Eriksen u rrëzua në fushë në mënyrë të papritur pas një ataku kardiak. Pas momenteve dramatike, mesfushori u rikthye në jetë me masazh kardiak, ndërkohë që më pas u dërgua në spital atje ku gjendja e tij u përmirësua.

UEFA vendosi që dueli të rifillonte në orën 20:30. Pjesa e mbetur e saj i buzëqeshi finlandezëve, që arritën të shënonin me një goditje me kokë të Pohjanpalo. Danimarka fitoi një penallti në minutën e 74-t, por që do të gabohej nga Hojbjerg. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?