FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitorja e Italisë në “Loro Boriçi”, mediat italiane: Vuajtëm, por…

Kombëtarja shqiptare ka luajtur mbrëmë ndeshjen e fundit të fazës së eliminatoreve në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ndaj Italisë, të cilën e humbën me rezultatin minimal 1-0. Të kaltrit, siç shkruan edhe mediat italiane në përfundim të ndeshjes, vuajtën për më shumë se një ore, por në fund arritën të dilnin me 3 pikët e nevojshme.

“Gazzeta dello Sport” e nis artikullin me titullin: Goli i Kandrevës dhe pak për tu treguar, Italia kalon në Shqipëri 1-0

“Sportmediaset”: Italia nuk ndalet, por sa shumë lodhje Një gol i Kandrevës largon fantazmat. Të kaltrit në vazon e parë të Play-off-it

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa “ANSA” shkruan: Shqipëri-Itali 0-1, vendos një gol i Kandrevës në pjesën e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“La Repubblica”: Shqipëri- Itali 0-1: të kaltrit në vazon favorite në play-off

“Corriere.it”: Pas 1 ore vuajtjesh vendos goli i Kandreves, Italia në vazon favorite në “playoff”.

Shqipëria e mbyll fazën kualifikuese për Botëror me 13 pikë në vendin e tretë të Grupit G, me 10 pikë më pak se Italia në vendin e dytë dhe 15 pikë më pak se Spanja në vendin e parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?