FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flet njeriu i rekordeve tek Interi: Sot dhamë një sinjal për titullin!

Romelu Lukaku është futbollisti që po udhëheq Interin drejt titullit kampion. Sulmuesi ndaj Genoas shënoi një gol dhe dhuroi një asist në golin e Darmian. Duke folur pas ndeshjes ai komentoi situatën fantastike që po kalon ekipi i tij.

“Po rritemi, jemi të parët në renditje dhe kjo është një ndjesi shumë e mirë për ne. Nuk duhet të dorëzohemi në asnjë moment, këto lloj ndeshjesh i humbisnim sezonin e kaluar, kështu që jam shumë i lumtur për fitoren ndaj Genoas. Janë ndeshje ku i japim sinjale rivalëve tanë, por kampionati është i gjatë. Sot kaluam një test të rëndësishëm, por rritemi nga ndeshja në ndeshje. Mund të kishim dalë pa pikë, por shënuam tre gola dhe e ruajtëm portën e paprekur.

Forma ime? Dua të përmirësohem gjithmonë, ky është mentaliteti im. Të gjithë lojtarët po rritemi, jemi të rinj dhe mund të përmirësohemi edhe më shumë. E kemi të qartë dhe çdo ditë punojmë fort për t’u bërë më të mirë dhe për të fituar ndeshjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gara për golashënues? Unë mendoj vetëm për të fituar, po kaloj një formë shumë të mirë. Ndodhem në një moment të bukur të karrierës, por rëndësi ka të fitojë Interi. Unë jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre“, deklaroi bomberi belg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?