“Flet shumë, por vepron pak”, stafi i Guardiolës nevrikosi Ibrën. Si u ndez sherri në “Old Trafford”

Stafi i Pep Guardiolës mund të ketë luajtur një rol kyç në ndezjen e sherrit në tunelin e “Old Trafford” ku u përfshirë më shumë se 30 veta në derbin e Manchesteri-t.

473098CC00000578-0-image-a-3_1513070592305

Gazeta spanjolle “AS” raporton se në tunelin e stadiumit stafi i trajnerit të Manchester City-t ka nevrikosur Zlatan Ibrahimovich-in duke i thënë: “Ti flet shumë, por vepron pak”. Më pas sesi ka vijuar debati mes tyre nuk bëhet e ditur, por dy skuadrat pas këtij episodi kanë zhvilluar një tjetër “ndeshje” pas asaj në fushën e lojës, këtë herë jo me top futbolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

eder

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave angleze portieri i City-t, braziliani Ederson Moraes, ka goditur me shishe në kokë Jose Mourinho-n i cili kishte shkuar te “qytetatërt” për t’iu kërkuar të ulnin zërin e të tregonin më shumë respekt pas fitores 1-2 kundër skuadrës së tij në derbi.

rojo

Episodin e ka parë Marcos Rojo i cili fillimisht ka njoftuar shokët e skuadrës e pastaj ka vrapuar për t’i dalë në mbrojte Mourinho-s. Një sër lojtarësh janë konfrontuar me njëri-tjetrin ku në acarim e sipër Romelu Lukaku ka goditur ndihmësin e Guardiolës, Mikel Arteta.

3488F07300000578-0-image-a-4_1513070596275

Sipas “daily mail” debati mes stafit të Guardiolës dhe suedezit ka ndezur sherrin në “Old Trafford”. Kjo për shkak të hesapeve mes palëve kur Ibra luante me Barcelonën në 2009-2010 dhe katalanasit drejtoheshin nga Pep.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?