Flick nis me punën te Barcelona, synon mesfushorin e Manchester City-it

Hansi Flick pasi firmosi kontratën deri në 2026, në shtëpinë e Barcelonës kanë nisur punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Dhurata e parë për teknikun gjerman pritet të jetë një mesfushor, ndërsa në Spanjë, e përditshmja “Sport”, shkruan se emri i parë në listën e dëshirave është Kalvin Phillips.

Mesfushori britanik do të rikthehet te Man.City pasi i përfundoi huazimi tek West Ham, por Phillips nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiola-s, për këtë arsye do të është në merkato. Klubi blaugrana është gati ta marrë në huazim, gjithnjë nëse nuk del ndonjë klub që të paguajë 30 milionë euro, aq sa Man.City vlerëson kartonin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?